Bashkimi Europian ashpërson masat e sigurisë në kuadër të parandalimit të shqiptarëve të cilët kërkojnë azil në vendet e zonës Shengen.
Policia e Shtetit njofton se vetëm në dy javët e para të gushtit janë kthyer nga pikat kufitare 55 shtetas, 39 prej tyre janë kthyer nga pika kufitare e Rinasit, 16 shtetas janë kthyer nga pikat e tjera kufitare pas masave të marra nga 1 gushti.
Një qytetar që kërkon të udhëtojë në zonën Shengen duhet të kenë pasaportë të vlefshme biometrike. Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë). Periudha fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon më datë 1 korrik.
Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë). Gjithashtu duhet të justifikohet qëllimi i udhëtimit nëpërmjet dokumentesh: Për vizitë familjare; për turizëm; për kontroll mjekësor; për aktivitete. Kur udhëtohet me makinë, duhet të keni dokumentacionin e nevojshëm, leje ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbër sigurimi ndërkombëtar të makinës.
Në të gjitha rastet duhet të keni siguracionin shëndetësor për periudhën e qëndrimit. Deklaratat e sponsorizimit dhe letrat e garancisë nga pritësit, gjithashtu mund të përbëjnë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme të jetesës./sotnews
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...