Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar 5 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë regjistrua edhe 531 raste te reja në 2,948 testime te kryera.
Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë, infektimet e reja kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me 604 raste të reja të raportuara një ditë më parë.
Tirana kryeson me numrin më të lartë të rasteve të reja me 220 infektime, e ndjekura nga Fier me 30, Saranda me 26, dhe Berati me 25.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 1,333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 254,315.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 267,551 raste pozitive, 9,829 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 3,407 pacientë.
Në fuqi janë ende masat anti-COVID që ndalojnë lëvizjen e qytetarëve nga ora 00:00 deri 06:00, ndërsa vendosja e maskës është e detyrueshme në ambiente të mbyllura./TCh/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...