Rreth 40.5 mijë shqiptarë morën nënshtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, pjesa më e madhe e të cilëve në Itali (70%).
Ata u renditën të tretët, pas marokenëve e sirianëve.
Që nga viti 2002, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetasit shqiptarë kanë marrë gjithsej 521 mijë pasaporta në një nga vendet e Bashkimit Europian, pjesa më e madhe e tyre në Itali dhe Greqi, ku jetojnë dhe shumica e emigrantëve shqiptarë, të cilët në vite po bëhen shtetas me të drejta të plota në vendet ku jetojnë. Numri më i lartë i tyre është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë, duke u ulur gradualisht vitet e mëpasshme (shiko grafikun në fund).
Nënshtetësitë e dhëna nga BE
Eurostat bëri të ditur se në total, në vitin 2020, 729 000 persona morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE-së ku ata jetonin, një rritje prej 3% nga 706 400 në 2019. Kjo tendencë ishte kryesisht për shkak të rritjeve të regjistruara në Spanjë (+27 300 shtetësi spanjolle të dhëna se në 2019-ën), ndjekur nga Holanda (+21 800), Suedia (+16 000) dhe Portugalia (+11 000).
Në të kundërt, uljet më të mëdha në terma absolutë u vunë re në Francë (-23 300 shtetësi franceze të dhëna krahasuar me 2019), e ndjekur nga Gjermania (-20 800), Belgjika (-6 700) dhe Rumania (-4 000).
Ashtu si në vitin 2019, shumica (85%) e atyre që morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2020 ishin më parë shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së ose pa shtetësi. Ish shtetasit e një shteti tjetër anëtar të BE-së përbënin 13% të numrit të përgjithshëm të shtetësive të fituara.
Marokenët, sirianët dhe shqiptarët janë marrësit kryesorë të shtetësisë
Sipas Eurostat, në vitin 2020, marokenët ishin grupi më i madh në mesin e shtetasve të rinj të BE-së (68 900 persona, nga të cilët 86% fituan nënshtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës), përpara sirianëve (50 200, 49% fituan nënshtetësinë e Suedisë), shqiptarët (40.500, ku 70% kanë marrë nënshtetësinë e Italisë), rumunët (28 700, 40% kanë marrë nënshtetësinë e Italisë), brazilianët (24 100, 72% kanë marrë nënshtetësinë e Italisë ose Portugalisë), turqit (23 700, 49% kanë marrë nënshtetësinë gjermane), ukrainasit (18 100, 48% kanë marrë nënshtetësinë e Polonisë, Gjermanisë ose Italisë), indianët (16 400, 34% kanë fituar nënshtetësinë e Italisë), pakistanezët (16 000, 35% kanë fituar shtetësinë e Italisë) dhe britanikët (16 000, 60% shtetësia e fituar e Gjermanisë, Francës ose Suedisë)./ Monitor /
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...