Google ADS

50 vjeçarja nga Lushnja u dyshua për koronavirus, rezultati del negativ

09:30 | 7 Mars 2020
A. B.

Rezulton negative për koronavirus 50-vjeçarja nga Lushnja që u dyshua si e prekur mbrëmjen e djeshme në QSUT.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë mëngjesin e sotëm.

Ajo erdhi nga spitali i Lushnjes në QSUT me simptoma të ngjashme me virusin e ri: vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje.

50-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga një udhëtim në Itali.

Ministria e Shëndetësisë është pyetur nga Ora News për rastin ditën e djeshme dhe u shpreh se akoma nuk ka raste të prekura konfirmuara në Shqipëri./Ora News.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme