5 shqiptarë të arrestuar në Greqi, pjesë e bandës së kokainës

13:45 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Policia greke ka vënë në pranga ditën e sotme 5 shqiptar, pjesë e një bande të shpërndarjes së kokainës.

Siç bëhet me dije nga mediat greke, të arrestuarit janë të moshave nga 31-35 vjeç, të cilët vepronin në zonat e Neas, Smirnit, Kalitheas dhe Larisas.

Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe tre të tjerë, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një femër.

Pas arrestimit, policia ka sekuestruar 436 gramë kokainë, 300 gram përzierës, 2000 euro, 3 peshore, 2 pistoleta, 2 makina, 14 celulare./GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme