Trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku u gjet mbrëmjen e sotme në galerinë ku ishte i bllokuar prej 5 ditësh, në Bulqizë.
60-vjeçari do të nxirret nga minierat në Zonën e Parë të nëntokës për t’u dërguar drejt morgut të qytetit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të së mërkurës. Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.
U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, që larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Plakut.
Kjo tragjedi thekson sërish rrezikun për jetën që puntorët e minieraave duhet të marrin përsipër sa herë hyjnë në galeri…në vendin e tyre të punës, me të cilën mbajnë familjet./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...