Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka bërë të ditur se me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë do të mblidhen nesër në Tiranë në një diskutim tr editor.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani tha se në këtë takim do të diskutohen sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin, shkruan Arbresh.info.
“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.”, ka shkruar ai.
“Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare!”, shtoi Hasani./Arbresh.info/
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...