Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari u vra brenda në makinë, autori dyshohet se e ka pritur pranë banesës

23:38 | 12 Janar 2025
D.H

Bujar Nasufi, 56 vjeçar, ka qenë i vetëm në makinë kur është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Ai është vrarë brenda makinës pasi ka marrë dy pluimba në gjoks.

Sipas informacioneve, ai sapo kishte ndaluar makinën dhe po hynte në derën e banesës. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm, e ka pritur pranë banesës dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të viktimës.

Sipas policisë së Shqipërisë, 56 vjeçari nuk ka pasur probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë i qetë dhe nuk kishte konflikte./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm