45 vite burg në total i ka dhënë gjykata në Sussex të Britanisë së Madhe nëntë shqiptarëve, të arrestuar për shpërndarje kokaine në këtë vend.
Ata u arrestuan gjatë operacioneve policore në Brighton dhe Hove Qershorin e shkuar, pasi u kapën me kokainë në makina, që kapnin vlerën mijëra paund.
Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Mevlan Dema. Ai u ndalua teksa lëvizte më makinën e tij BMW në Brighton, ku iu gjet kokainë.
Tetë prej nëntë të arrestuarve, të gjithë shqiptarë, sipas BBC kishin hyrë ilegalisht në Britani.
Gjatë operacionit, autoritetet gjetën edhe alkool kontrabandë në ambiente që kishin lidhje me grupin, si lokale nate, kafe e qebabtore.
Të nëntë shqiptarët u shpallën fajtorë për shpërndarje kokaine dhe vendimi për ta u mor pas dy seancave dëgjimore, më 22 Mars dhe një tjetër pak ditë vonë.
Dema u dënua gjithashtu për pastrim parash, shkruan tvklan.
Shqiptarët e dënuar janë:
Mevlan Dema 32 – vjeç u dënua me 13 vite burg.
Gledis Osmani, 21 – vjeç, u dënua me 8 vite.
Klinton Dani, 23 – vjeç, u dënua me 3 vite e gjysmë burg.
Ndriçim Xhepa, 28 – vjeç u dënua gjithashtu me 3 vite e gjysmë burg.
Leonard Dema, 35 – vjeç u burgos me 3 vjet.
Ramazan Capa 21 – vjeç, Genti Capa 27 – vjeç, Kadri Dema 24 – vjeç dhe Izmir Dema 25 – vjeç, u dënuan me nga 3 vite e gjysmë burg secili.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...