“Sipas informacioneve paraprake, ekzistonin të dhëna që në muajin maj 2022, në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial në një kontejner, me destinacion Pireun e Greqisë, tranzit për në portin e Barit, në Mal të Zi me porositës një shtetas shqiptar të Shqipërisë.
Në kuadër të kërkesës për ndihmë nga Mali i Zi, është aplikuar metoda e posaçme e dorëzimit të kontrolluar dhe nga momenti që është regjistruar procedimi penal e në vijim, kanë vijuar të gjitha veprimet proceduriale nën mbikëqyrjen e GJKKO.
Nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare, rezulton që porositësi i mallit, ishte një shtetas shqiptar i cili në fillim të vitit 2022, kishte hapur një aktivitet në Shqipëri, ndër të cilat ishte importi i plehrave kimike dhe mallrave të tjera. Pasi sasia me pleh është dërguar në territorin shqiptar në muajin shtator 2022, kanë vijuar sërish veprimet e zhdoganimit, veprimet ë transportit, zhvendosjes së ngarkesës në disa qytete dhe vende të ndryshme në Shqipëri, deri ditën e djeshme që është bërë kontrolli dhe sekuestrimi i kësaj sasie në territorin e Frakullës së Madhe në qytetin e Fierit.
Janë sekuestruar 15910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashmnikov, 18 aparate celualare, 430 kilogram kokainë”, tha prokurori i SPAK, Adnan Xholi./EuronewsAlbania/.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...