Google ADS

43 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

18:19 | 18 Shtator 2022
KRG

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 43 qytetarë të infektuar me Covid-19 nga 335 testime të kryera gjithsej. Në përditësimin e sotëm për situatën e Covid, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Sipas të dhënave të ministrisë janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Përditësimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 335 testime, 43 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 147 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 335 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnje, Selenicë, Sarandë, Gramsh.

Janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 43

Të shëruar në 24 orë 147

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 335

Testime totale 1,974,704

Raste pozitive 330,437

Raste të shëruara 325,911

Raste Aktive 939

Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 420

Shkodër 108

Elbasan 88

Fier 80

Vlorë 61

Durrës 43

Korçë 38

Berat 34

Gjirokastër 26

Dibër 21

Lezhë 17

Kukës 3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme