41 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

19:48 | 15 Maj 2022
A. B.

Në Shqipëri brenda 24 orësh janë kryer 341 testime, nga të cilat, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Deri më tani 261 raste aktive janë në nivel vendi, ndërsa në spital po marrin trajtim 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga ky virus.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271 mijë e 857 që nga fillimi i pandemisë./TCh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme