Nje deklarate e forte vjen nga avokat Spartak Ngjela, njeherazi edhe aleat i kryeministrit Edi Rama, i cili ne nje status ne rrjetet sociale, shkruan: “mbi 400 oficerë rusë ishin futur në Shqipëri nga rrugë të ndryshme, dhe kërkonin që, me Çadrën, të krijonin në Tiranë reaksionin që kërkuan të krijonin në Shkup”.
STATUSI I PLOTE I SPARTAK NGJELES:
Ja, tani doli qartë i gjithë qëllimi i asaj që na u quajt me të madhe si “Çadra e Lirisë”.
“Heronjtë e Çadrës” kërkuan destabilizimin e Shqipërisë me të huajt: mbi 400 oficerë rusë ishin futur në Shqipëri nga rrugë të ndryshme, dhe kërkonin që, me Çadrën, të krijonin në Tiranë reaksionin që kërkuan të krijonin në Shkup.
Por, a e shihni si janë tulatur tani “dy herojtë” e Çadrës?
l.
Këtë i vuri në dukje Lulzimit atë ditë Hoyt Brian Yee, kur i vendosi perpara marrëveshjen: “ju kërkoni destabilizimin e Shqipërisë”, i tha ai. Kurse Lulzmi i verdhë në fytyrë nuk fliste dot.
” E ke në qafë Rrugën e Kombit”, i tha ndër të tjera Yee.
I ka kërkuar prerë Lulëzimit shkëputjen nga Saliu, dhe këtij ia ka bërë të qarta të gjitha lidhjet destruktive.
Turp i madh historik! Një arrivizëm antikombëtar i kulluar.
Dhe më vjen mirë që gjithçka përfundoi në favor të shqiptarëve.
Amerikanët, me aleancën shqiptaro-amerikane e shkatërruan me në fund, pas një shekulli, filozofinë antishqiptare të Esat Pashës.
Kot është menduar se Esat Pasha u vra në Paris në vitin 1920. Esat Pashën përfundimisht e vrau para dhjetë ditësh në Tiranë politika e lartë amerikane me Brian Yee.
ll.
Nuk duhet të ketë më pesimizëm te shqiptarët. Gjithçka do ndryshojë shpejt. Tirana Prishtina, Shkupi janë në transformim të thellë të rikrijimit normal të çeshtjes shqiptare. Kjo është një kohë e re. Të tre shtetet e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor janë përballë kryerjes së reformave të mëdha institucionale për lansimin permanent të shqiptarëve në të gjithë zonën.
lll.
Askush nuk mund ta ndalojë dot më këtë Reformë shqiptare. Por qëndra e kësaj Reforme është në Tiranë, prandaj i gjithë reaksioni rus u përqëndrua në destabilizimin e Shqipërisë.
E gjithl bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është në procesin e vet të transformimit modern për të drejtat e padiskutueshme të shqiptarëve. Kjo do të kryet shumë shpejt dhe pritet të jetë e gjitha në favor të tyre.
Janë tre reforma të lartësimit shqiptar: në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup. Që të tria drejtohen nga amerikanët.
Reforma në Drejtësi në Tiranë po ecën me ritme të shpejta: Komisioni nuk u cënua dot nga degëzat e Saliut – efekti pozitiv “Yee” do vijojë ta shtyjë reformën që ajo të ecë si në gjalpë.
Reforma për institucionalizimin permanent të shtetit shqiptar të Kosovës, po vijon me sukses. Pas zgjedhjeve të qershorit do kemi risi shumë pozitive edhe atje.
Qeveria e re u votua në Shkup, dhe brenda 5 diteve të para të qershorit duhet të shfuqizohet ligji për testimin eksterm të shkollave të mesme e filloreve; dhe të kryhet votimi i ligji për perdorimin e gjuhes shqipe, si dhe duhet t’i vazhdohet madati prokurorisë speciale, se në qershor asaj i skadon afati. Duhet të votohet gjithashtu ligji për dëshmitarët e mbrojtur që i hap rrugën zbardhjes së rastev të montuara politike ndaj shqiptarëve. Ndërkohë edhe prokuroria e Gruevskit u dorëzua në lidhje me incidentin në Paralment në 27 prill.
lV.
Kjo është gjendja e re e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. E gjitha në favor të të drejtave të nëpërkëmbura të shqiptarëve gjatë një shekulli. Prandaj historia e Shqipërisë ka hyrë në një etapë re: ka hyrë në etapën e identitetit të vet maksimal, dhe e mbrojtur ndërkombtarisht nga i gjithë Perëndimi…
Mbas zgjedhjeve këtu dhe në Kosovë, do vijojë me shpejtësi strukturimi i tregut të Ballkanit Perëndimor me Shqipërinë dhe Kosovën në qëndër./albeu.com/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...