Google ADS

40 vjeçari zihet në kufi 21,800 euro të pa deklaruara

14:12 | 22 Qershor 2023
Emir Abduramani

Policia Kufitare e Republikës së Shqipërisë ka goditur një rast të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare në Kapshticë, gjatë kontrollimit të një automjeti i tipit “Opel”, të cilin e drejtonte i dyshuari F.D., 40 vjeç, i kanë gjetur të njëjtit 21,800 euro të cilat nuk i ka deklaruar.

“Gjatë kontrollit, në çantën e dorës së 40-vjeçarit u gjetën 21,800 euro që ai nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet në ligj. Shuma monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët provat ia kanë referuar Prokurorisë, e cila ka filluar procedimin penal, ndërsa I dyshuari është duke u hetuar në gjendje të lirë.

Të ngjashme