Në përgjithësi, evropianët janë mjaft të mirë në gjuhët e huaja. Rreth 65 për qind e popullsisë së kontinentit mund të flasë të paktën një gjuhë tjetër përveç gjuhës së tyre amtare.
Për krahasim, vetëm rreth 20 për qind e të rriturve në SHBA janë në gjendje që të flasin gjuhë të tjerë përveç anglishtes.
Ka ndryshime të konsiderueshme midis rajoneve. Vendet nordike shkëlqejnë në dygjuhësi, ndërsa Evropa Jugore lufton pak më shumë. Ndoshta nuk është habi se vendet ku anglishtja është gjuha amtare nuk duket se janë të interesuara për të mësuar një gjuhë të huaj, me vetëm 50 për qind të irlandezëve që flasin një gjuhë tjetër, dhe rezultati më i keq në Evropë i atribuohet Britanisë së Madhe, në një nivel të ulët. 34 për qind.
Sipas një anketimi të Eurostat, të publikuar dje në Euronews, rezulton se 40 % e shqiptarëve mund të flasin një gjuhë të huaj.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...