Turistët që vizituan Vlorën këtë sezon veror nuk janë ndalur vetëm tek plazhet, por interes ka pasur edhe për historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Monumentet dhe parqet arkeologjike kanë njohur rritje të vizitorëve vizitorësh vendas dhe të huaj.
“Vit pas viti, monumentet dhe sitet arkeologjike të Vlorës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë. Sipas statistikave për këtë vit, numri i vizitorëve deri me 20 gusht është rritur rreth 40% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thotë Orgest Feimi, drejtor i DRTK.
Më të vizituarat kanë qenë kalatë e Porto Palermos dhe të Kaninës, por edhe kalaja e Himarës, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Parku Amantia, Parku i Orikut dhe ai i Finiqit.
Interes të shtuar kanë treguar vizitorët e huaj.
Në këto parqe ka pasur ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në ndihmë të vizitorëve./tvklan/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...