Madhësia e punës informale në Shqipëri është në masën 39%.
Në Ballkan përqindjen më të ulët të masës së punë informale e ka Kroacia, me rreth 19%. Në Bullgari, i cili është vend anëtar i Bashkimit Europian puna informale llogaritet në masën 27%. Në Maqedoni dhe në Bosnje Hercegovinë puna informale është respektivisht 30 dhe 37%.
Mali i Zi ka një masë të punës informale po aq sa Shqipëria me 39%.
Në Serbi puna informale llogaritet në masën 51%.
Në Turqi dhe Kosovë është gjetur se masa e punës informale është relativisht e lartë, krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit. Në Turqi ajo matet rreth 75% dhe në Kosovë sa 81% e tregut të punës.
Këto ishte një nga gjetjet e prezantuara gjatë workdshopit të organizuar nga Platforma për Punësim dhe Çështjet Sociale e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC).
Ky është një projekt që implementohet prej tre vitesh nga RCC në vendet e rajonit. Projekti është financuar nga Fondet rajonale dhe përfitues kanë qenë ministritë respektive në vendet e rajonit.
Ekzistenca e ekonomisë informale dhe punësimi jo formal është identifikuar nga Komisioni Europian dhe nga agjencitë e tjera ndërkombëtare si barrierë për të mundësuar prosperitetin ekonomik në Shqipëri.
Rezultat i kësaj pune tre vjeçare ka qenë hartimi i një raporti për Shqipërinë ku identifikohen shkaktarët e punës së padeklaruar, kornizën institucionale dhe qasjen e politikave aktuale.
Raporti tregon se ekonomia informale në Shqipëri po trajtohet deri në një farë mase në Shqipëri duke luftuar evazionin fiskal dhe promovimin e përmbushjes së detyrimeve fiskale, por si ekonomia informale dhe punësimi informal nuk po trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Në fund raporti paraqet disa rekomandime kyçe për trajtimin dhe adresimin e problemeve./monitor
Rrëzohet Qeveria franceze
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit