40.3% e të anketuarve të sondazhit të zhvilluar nga Ora News dhe ‘IPR Marketing” përgjigjen pozitivisht mbi punën e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama në këto 4 vite.
Në pyetjen: “Si e vlerëson punën e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama në këto katër vjet?”, ka mbizotëruar përgjigja pozitive. (shih tabelën poshtë)
Mes 2002 të pyeturve në rang kombëtar, 33.3% janë përgjigjur negativisht, ndërsa23.1% kanë zgjedhur pikën “As ashtu, as kështu”, dhe vetëm 3.3% janë përgjigjur me “Nuk e di”.
Në sondazh dallon përgjigja e kategorisë së njerëzve që nuk votojnë as PS,PD dhe LSI, dhe atyre që janë shprehur se nuk votojnë.
Vetëm 8.7% e të anketuarve që nuk votojnë 3 partitë e mëdha i kanë dhënë përgjigjepozivite qeverisjes së Ramës.
Gjithashtu edhe të pavendosurit anonjnë më shumë tek përgjigja negavite (31.5% e cilësojnë negative punën e qeverisë Rama 4 vitet e fundit).
Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona në rang kombëtar dhe 1000 të tjerë për qarkun e Tiranës. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marshi i gabimit është +/- 2.5%.
Antonio Noto i ‘IPR Marketing’, në një lidhje me ‘Skype’ nga Italia tha për ‘Tonight Ilva Tare’ se rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...