Qeveria ka vendosur që të shpërndajë një ndihmë financiare për bizneset e sektorit prodhues, si mbështetje për shpenzimet që kompanitë kanë për zbatimin e masave anticovid.
Ndihma financiare me vlerë 2 mijë lekë për çdo punëtor për 2 muaj: Nëntor dhe Dhjetor, do të shpërndahet nga Drejtoria e Tatimeve në bazë të listëpagesave që ndërmarrjet kanë dorëzuar në qershor të këtij viti.
Sektori prodhues dhe eksportues e sheh si një sinjal pozitiv këtë mbështetje që ndihmon edhe në rritjen e përgjegjësisë për zbatimin e protokolleve kundër infektimit me koronavirus.
“Ndihma rrit përgjegjësinë për bizneset që të zbatojnë protokollet dhe të mos fshihen pas shpenzimeve”, tha Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro Eksport”.
Por bizneset kërkojnë që kontributi të mos kufizohet vetëm për ndërmarrjet prodhuese, e sidomos për ato të nomeklaturës REV 2 NACE, që janë kompani me një numër të punësuarish deri në 249 persona, por edhe për firmat me numër më të lartë punëtorësh.
“Prish balancat në treg sepse shpenzimet janë të larta për të gjithë bizneset, edhe për ata që kanë më shumë punëtorë, që po ashtu kanë kosto të larta.”
Bizneset thonë se kosto mesatare e zbatimit të protokolleve Covid, ku përfshihet dezinfektimi i ambienteve dhe blerja e maskave e detergjenteve kap një kosto prej 5 mijë lekësh në muaj për një punëtor. Në total ndihma që po jep qeveria për zbatimin e këtyre masave për dy muaj kap vlerën e 1.5 milionë eurove./tvklan
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...