4.5 milionë turist të huaj vizituan Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të 2024-tës

18:32 | 9 Korrik 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se 4.5 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të këtij.

Sipas Ramës, është 34 për qind më shumë se në vitin e kaluar.

“Ndërkohë kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë e me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme