Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, theksoi se vendi ynë nuk ka prodhuar asnjëherë konflikte në rajon.
“Shqipëria nuk ka prodhuar konflikte asnjëherë…”, theksoi ai.
Hasani theksoi se Shqipëria do vijojë të përmbushë angazhimin e vet në raport me rajonin. Sipas tij, Shqipëria duhet të mësojë edhe nga gabimet e së shkuarës dhe t’i kthejë ato në dobi të së ardhmes
“Shqipëria do të vazhdojë të ketë maksimumin e angazhimit të vet në raport me rajonin do të vazhdojë të ketë maksimumin e angazhimit të vet në raport me të gjithë ëndrrën e rajonit për t’u bërë pjesë e BE dhe Shqipëria do të vazhdojë të ketë një fokus të vecantë te shqiptarët. Te shqiptarët në rajon që në realitete të ndryshme, në faza të ndryshme, vazhdojnë të jenë forca promovuese e shoqërive ku janë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Dhe ato elemente që unë tregova do bëjnë të mundur që ne të krijojmë edhe ato mekanizma të nevojshëm, pra mos të rrijmë vetëm te simbolikat, vetëm te retorika, por të krijojmë edhe mekanizma të cilët do të bëjnë të mundur angazhimin tonë të përbashkët. Është e rëndësishme që ne të cojmë përpara duke mësuar nga gabimet e të shkuarës, dhe Shqipëria ka patur gabime. Duhet të mos harrojmë që vetëizolimi dhe shpallja e armiqve të brenshëm dhe jashtëm, nuk ka bërë as më shumë dhe as më pak, por ata njerëz që na vetëizoluan dhe shpallën armiq të brendshëm dhe të jashtëm, sot nuk janë por edhe ideologjia e tyre sot nuk është më. Kështu që të gjithë ne duhet të shohim drejt përpara, dhe të jemi të qartë se e ardhmja është vetëm e mirë duke bashkëpunuar.”, theksoi ai/ abcnews.al
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...