Hasani pret në takim ambasadoren e Austrisë: Partner kyç në rrugëtimin e Shqipërisë

13:45 | 14 Gusht 2024
A B

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka pritur ambasadoren e Austrisë, Monica Zach.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani ka thënë se Austria luan një rol vendimtar për Shqipërinë.

“Austria luan një rol vendimtar për Shqipërinë, me marrëdhënie të forta tregtare, investime të konsiderueshme dhe mbështetje të palëkundur për integrimin në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ministri shqiptar.

Ndër të tjera, ai u shpreh se e pret me padurim ti thellojnë edhe më shumë lidhjet mes dy vendeve./Arbresh.info/

 

Të ngjashme