Rama: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë shumë gjëra nga e para

21:57 | 8 Maj 2024
KRG

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të “Karlspreis Europia Forum” për vitin 2024 ku u diskutua mbi perspektivën e pakthyeshme të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ishte i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kanë pasur një parti komuniste. Gjithashtu Rama në fjalën e tij u shpreh se për integrimi në BE, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë shumë gjëra nga e para.

Po bëjmë maksimumin dhe nuk është e lehtë, sa më shumë flet për Shqipërinë dhe Ballkanin aq më e ndërlikuar bëhet. Dua të them që në kuadrin e integrimit kam një fakt mjaft interesant dhe me sloganin e famshëm kur në shumë vende hyrja në Bashkimin Evropian ishte kthim në shtëpi, në fakt për ne ishte ndryshe sepse ne s’kemi qenë kurrë pjesë e tij por gjithmonë e kemi ëndërruar.

Ne ishim të pushtuar nga perandoria otomane dhe ishim të fundit që u larguam dhe u bëmë të pavarur më pas na u desh të përjetonim regjime që na mbajtën jashtë dyerve të Evropës duke e bërë të pamundur për ne të imagjinonim që dikur një ditë ëndrra jonë do të kthehej në realitet dhe një prej poeteve të rilindjes shqiptare shkruante për këtë se “për ne dielli lind nga perëndon” duke nënkuptuar perëndimin, kështu që së fundi ne mundëm të bënim këtë zgjedhje. Por në ritmin e integrimit mund të shohim që ka vende ku raportohen më shumë sa i takon të jetuarit në një strukturë institucionale ndërkohë vende si Ballkani Perëndimor që nuk kanë pasur këtë strukturë kanë një detyrë më të vështirë”, tha Rama.

Për kreun e qeverisë, integrimi në BE është një prioritet për të cilin po punohet, ndërsa theksoi se edhe pse nuk është e lehtë duhet të realizojnë të gjitha në mënyrë të padiskutueshme.

“Ja pse ne e vlerësojmë BE si burimi më i jashtëzakonshëm i dijes për ne që të ndërtojmë institucione nuk është e lehtë dhe të ndërtosh në një epokë ku rrjetet sociale po shkatërrojnë referenca të cilat ishin të padiskutueshme por ne do ta bëjmë një gjë të tillë dhe është e padiskutueshme. Por një gjë është e sigurt që edhe nëse BE do të zhduket Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama tha se Merkel, ishte e vetmja që mblodhi për herë të parë bashkë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor, jo për t’u vrarë me njëri-tjetrin, por për të punuar për një të ardhme të përbashkët.

“Mendoj që biem dakord me njëri tjetrin më shumë se në çdo kohë të historisë tonë dhe një nga arsyet që sot jemi në pozitën më të mirë ndonjëherë për sa i përket bashkëpunimit është Angela Merkel, ajo bëri diçka shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Për herë të parë në historinë tonë 6 udhëheqës të vendeve me telashe u takuan në Berlin para 10 vitesh dhe u bënë bashkë jo për të vrarë njëri tjetrin, ndërkohë sot kemi komunikim të vazhdueshëm dhe sistematik. Tashmë kemi dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor që është një produkt novator i këtij ndërgjegjësimi të ri në Bruksel”, tha kreu i qeverisë.

Ndërsa për marrëdhënien me Rusinë, Rama tha se në historinë e vendit nuk kemi pasur më marrëdhënie të ngushta pasi diktatori i vendit vendosi të largohej nga Blloku Lindor pasi Hrushovi ndryshoi politikën në Moskë.

Dua të shtoj diçka për Rusinë, dua të them që për shkak të historisë tonë ne nuk kemi as marrëdhënie të ngushta dhe as oreks për ti pasur ato me Rusinë sepse diktatori ynë vendosi të dilte nga blloku lindor dhe Traktati i Varshavës në momentin kur Hrushovi vendosi të ndryshonte linjën politike në Moskë, kështu që Shqipëria i mbeti besnike Stalinit deri në vitet 90”, u shpreh Rama./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme