Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur sot fushatën në Durrës, një muaj para votimeve për 6 bashki në vend. Berisha ka prezantuar kandidatin Ardi Muka, si kandidat të koalicionit “shtëpia e Lirisë”, për kryetar të Bashkisë së Durrësit.
Ai iu drejtua veçanërisht kosovarëve në Durrës, ku ka një komunitet të madh për të votuar kandidatin Muka, teksa e cilësoi kryedemokratin Lulzim Basha si njeri apatrid në qëndrimet politike dhe sulmoi Ballkanin e Hapur.
Ndaj dhe thirrja ime vëllazërore, çdo votë për Ardi Mukën, kandidatin e koalicionit të fitores. Ju ftoj ju gjithashtu të votoni jo vetëm për dinjitetin tuaj si njerëz të lirë, por edhe për atdhetarizmin, patriotizmin tuaj. Nuk mund të ndërtohet Shqipëria kurrë nga njerëz që nuk e duan. Iu bëj thirrje banorëve të Durrësit, u bëj thirrje banorëve të Katundit të Ri, të Rrashbullit dhe kosovarëve…. Më 6 mars nuk votoni vetëm për Ardi Mukën, votoni për ata qindra mijëra, të rinj e të reja që morën rrugët e Europës. Votoni për diasporën shqiptarë. Është një votë sa lokale, aq kombëtare. Është një votë sa individuale, sa e rëndësishme për mbarë kombin shqiptar”, deklaroi Berisha./syri.net/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...