Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës Administratore dhe Drejtore të Byrosë Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (CIS) në UNDP, Ivana Živkovic Živković.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se “EU4Schools” ka qenë një nga projektet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të bashkëpunimit tonë me UNDP, duke lënë rezultatet të prekshme në të gjithë Shqipërinë, shkruan Arbresh.info.
“Shkollat e ndërtuara nga ky program tashmë frekuentohen nga qindra e mijëra nxënës.”, u shpreh ajo.
Balluku theksoi se kanë shkëmbyer mendime mbi ecurinë e reformave që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë në këto vite, në kuadër të procesit të integrimit, si dhe mbështetjen që UNDP ka ofruar për Shqipërinë edhe për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike.
“Projekte që kanë të bëjnë me efiçencën e energjisë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit, për të cilët shprehëm angazhimin e përbashkët mbi rëndësinë e zhvillimit të tyre dhe ku mbështetja e partnerëve mbetet thelbësore.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Tragjedia e Koçanit, 27 të lënduar transportohen në spitalet...
Fatkeqësia në Koçan, tre të mitur janë në mesin e viktimave
Amir Rrahmani lëndohet në barazimin e Napolit, në dyshim gru...
Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut
Hoti: KQZ-ja ka dështuar të sigurojë një proces zgjedhor kre...
Tragjedia në Koçan, Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë ...