39 vjeçarja shqiptare që punonte si prostitutë në Itali sulmohet me acid në fytyrë dhe gjoks

23:47 | 4 Shtator 2019
L G

Po i drejtohej makinës së saj në momentin kur dy persona në një motor i janë afruar dhe i kanë hedhur në fytyrë një substancë.

Ngjarja e rëndë ndodhi me Itali, ku një gruaje shqiptare i kanë hedhur acid në fytyrë dhe gjoks. Gruaja në moshën 39 vjeçare punonte si prostitutë në zonën periferike të Trezzanos në Milano.

Në momentin kur dy burrat ende të paidentifikuar i kanë hedhur acidin në fytyrë, gruaja ka ndjerë një dhimbje të papërshkrueshme, teksa lënda i ka djegur një pjesë të madhe të fytyrës, qafës dhe pjesë të kraharorit. Gruaja ka ulëritur në dhimbje, ndërsa personat që janë ndodhur aty pranë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, 39 vjeçarja është transportuar në lokal dhe pavarësisht djegieve të mëdha që ka marrë, fatmirësisht sytë e saj nuk kanë rënë në kontakt me acidin.

Hetimet tashmë kanë nisur dhe autoritetet shprehen se sulmi ka qenë i planifikuar dhe mund të ketë të bëjë me botën e trafikut të prostitucionit, posaçërisht me kontrollin e territorit.

Policia italiane ka sekuestruar kamerat sigurisë në rrugë për t’u ndihmuar në zbardhjen e 2 autorëve. 39 vjeçarja shqiptare është banuese në provincën e Pavezes e punonte prej vitesh si prostitutë në territorin mes komunave Vigevanese a Trezzano.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme