Mëngjesin e sotëm një 38-vjeçare në Vlorë ka gjetur vdekjen pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas policisë viktima është shtetesja I.A.
Ajo është dërguar pa shenja jete në spitalin e Vlorës rreth orës 07:36 të mëngjesit të kësaj të hëne, 13 gusht.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...