Një 36-vjeçar u gjet i pajetë këtë të mërkurë në Korçë. Gazetarja Daniela Zisi raporton se ai u gjet në dhomën e hotelit ku po qëndronte, në lagjen 12 të këtij qyteti. 36-vjeçari mësohet se ishte nga Tirana dhe paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Në lagjen nr.12, Korçë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit“, tha policia në një njoftim për mediat/tvklan.al
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi