Google ADS

3580 hektarë janë nën ujë në Shkodër

12:14 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

Situata e përmbytjeve në Shkodër vijon të mbetet problematike. Shirat me intensitet të lartë që ranë gjatë natës kanë bërë që situate të jetë e rëndë, kryesisht në zonën e Dajçit dhe Obotit.

Në gjithë Bashkinë sipërfaqja nën ujë u rrit me 400 hektarë të tjerë, teksa 3400 hektarë toke bujqësore është nën pushtetin e ujit.

Rruga Murriqan-Goricë është e përmbytur, ndërsa në Dajç niveli i ujit është rritur dhe po rrezikon edhe banesat. Ndërkohë që rruga e Obotit nuk kalohet as nga mjetet e ushtrisë.

Kryebashkiakja Ademi nisur nga situata kërkoi sërish dje shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme dhe akuzoi qeverinë se jo vetëm nuk po ndihmon por është bërë pengesë përmes zgjatjes se procedurave për dhënien e ndihmave për zonat e përmbytura.

Pasi uji u tërhoq për pak orë, me fillimin e reshjeve të shiut, përmbytjet u rikthyen gjatë mbrëmjes edhe në rrugët e Durrësit.

Reshjet e shiut kanë sjellë prurje të mëdha në kaskadën e Drinit. Sipas raportimeve të fundit të KESH niveli I liqenit të Fierzës ka mbërritur në 192.8 metra, ndërkohë që niveli maksimal I lejuar është 196 metra./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme