Një 35-vjeçar nga Kosova me iniciale S.B. është arrestuar në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Ai u kap pranë fshatit Kodër duke transportuar me makinën Volkswagen kundrejt përfitimit monetar 6 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. /tvklan.al
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...