341 qytetarë pa maska; Nëse keni dyshuar për vënien e gjobave, mos e bëni më këtë gabim

12:00 | 17 Tetor 2020
Arbresh.info

Policia e Shtetit ka gjobitur dje 341 qytetarë të cilët janë konstatuar se nuk mbanin maskën.

Përmes një njoftimi Policia e Shtetit bën me dije se gjithashtu 11 qytetarë që nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin duhet të plotësohet fleta e gjobës për shkeljen e konstatuar janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

Bëhet me dije se vlera e gjobave është 3.000 lekë secila.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.

Gjithashtu Policia e Shtetit apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./TiranaPost

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme