Masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit pritet të jepen nesër në orën 10:00.
Nuk është vendosur ende se cili do të jetë gjyqtari, ndërsa pritet të jetë Arbën Micko, pasi gjyqtarja që i ra shorti, Rexhina Merlika është me raport mjekësor.
Burime për gazetaren, Anila Hoxha thanë se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”.
Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.
Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.
Të shtunën, selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar për largimin e kreut Lulzim Basha.
Protestuesit tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe thyen xhamat. Menjëherë ndërhyri policia për të shpërndarë turmën, ku u përdor edhe gaz lotsjellës./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...