Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se 34 qendrat shëndetësore verore kanë realizuar 70, 187 vizita mjekësore nga 1 qershori deri me 31 gusht.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se 32 për qind e vizitave ishin nga pushuesit e huaj.
“Nga 1 qershori deri më 31 gusht, qendrat tona shëndetësore verore kanë realizuar 70,187 vizita mjekësore, nga të cilët 22.202 apo 32% e tyre, nga pushues të huaj. Krenarë që Shqipëria po tërheq kaq shumë vizitorë nga e gjithë bota duke përmbushur angazhimin tonë për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm”, tha Rama./Arbresh.info
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...