Vëzhguesit ndërkombëtarë, që monitorojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të paraqesin deklaratën e tyre paraprake të pas zgjedhjeve në një konferencë për shtyp, të hënën më 26 qershor, në Tiranë.
Misioni është një nismë e përbashkët e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (Asambleja e OSBE-së), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe Parlamentit Europian (PE), thuhet në një njoftim për shtyp.
Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, pasuar nga Paolo Corsini, kreu i delegacionit të APKE, Marietta Tidei, kreu i delegacionit të Asamblesë së OSBE-së, Eduard Kukan, kreu i Delegacionit të PE-së dhe Ambasadori Peter Tejler, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it.
Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.
Gjithashtu në njoftimin për shtyp thuhet: “Gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë në konferencën për shtyp të hënën, më 26 qershor, në orën 14:30, tek Salla Classic, Hotel Tirana International, Sheshi Skënderbej Nr.8, Tiranë./arbreh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?