33 të arrestuar për 24 orë, Balla përgëzon Policinë e Shtetit

15:31 | 3 Prill 2024
K.B

Policia e Shtetit gjatë operacioneve “Sundimi i Ligjit”, dhe “Tempulli”, ka arrestuat 33 shtetas gjatë 24 orëve të fundit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se të arrestuarit i përkasin veprave veprimtari të ndryshme kriminale, kryesisht prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, vjedhje, kontrabandë mallrash e tjera.

“Është ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve në disa raste, fenomen i cili kërkon më shumë agazhim në të gjithë territorin”, ka shkruar Balla.

Balla ka njoftuar gjithashtu se falë bashkëpunimit të Departamentit të Policisë Kriminale me Policinë italiane u bë i mundur gjetja dhe ndalimi i një personi shumë të kërkuar, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme