32-vjeçari me 168 km/h dhe 6 gjoba pa paguar nuk ndalon, kapet nga patrulla tjetër

10:06 | 25 Korrik 2020
Arbresh.info

Një 32-vjeçar është kapur nga policia pasi po lëvizte me shpejtësi tej normave si dhe nuk ka ndaluar pas shenjës së policisë.

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet parandaluese me radar në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar rrugët e përdoruesit e saj përgjatë udhëtimit.

Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.

32-vjeçari me 168 km/h ✈️?️, me 6 masa administrative të palikujduara, nuk i ndalon punonjësit të Policisë Rrugore ?‍♂️pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes??

Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë , duke qarkulluar✈️ gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar pa menduar për rrezikun për jetën e tyre si pasojë e fluturimit në rrugë

15 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h dhe 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.

“KUJDES❗❗❗
Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia ✈️të vret? , ndaj mos nxito të arrish fundin?, trego durim në drejtim?, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, binduni urdhrit të Policisë Rrugore?‍♂️? për ndalim, pasi patrulla tjetër të pret më tej??
Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugorë.
Denonco ? dhe ✍në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore”, apelon policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme