Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Itali. Bëhet fjalë për një nënë shqiptare, e cila kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj dhe kishte vendosur që fëmijën ta shiste për 70 mijë euro një çifti homoseksual.
Ngjarja ka ndodhur në Pavia, ku 31-vjeçarja shqiptare për të bërë sa më të besueshëm dhe të mos binte në sy faktin se po e shiste fëmijën, kishte vendosur të martohej me avokatin homoseksual që do të blinte fëmijën.
Por avokati nga Pavia ishte i njohur se ishte homoseksual dhe prej vitesh bashkëjetonte me të dashurin e tij. Pasi kishte marrë të dhënat e para, policia kishte nisur hetimet, ku ishte zbuluar edhe disa lëvizje të dyshimta parash, nga llogaria e avokatit tek shqiptarja.
Po ashtu edhe analiza e AND kishte zbuluar së fëmijë nuk ishte i avokatit.
Këto prova kanë detyruar të renë shqiptare që të pranojë të gjithë skemën e sajuar prej saj.
Ajo ka pranuar se kishte pranuar që të martohej me avokatin dhe më pas do të merrte 70 mijë euro, duke i lënë fëmijën atij. Avokati italian do të regjistronte fëmijën në emrin e tij.
Pas këtyre provave, 31-vjeçarja shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg./oranews/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit