Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Urës Vajgurore.
Një 30-vjeçare, nënë e një fëmije të mitur, ka shkuar te prindërit e saj në Dibër për një gëzim familjar, por kur është kthyer në banesën e bashkëjetuesit të saj ka zbuluar tradhtinë e këtij të fundit. Jo vetëm kaq, por ajo është përballur me një femër tjetër, e cila i është prezantuar si nusja e burrit që dashuronte.
Tejet e tronditur, e reja me origjinë nga Dibra ka bërë denoncim në polici. Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen. Pas kallëzimit, policia mori në pyetje 31-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe Anduela R. “Më datë 27.09.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen T.R., 30 vjeçe, pasi dyshohet se bashkëjetuesi R.H., 31 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Beratit.
Historia
Pesë vite më parë, T. Rama ishte njohur me shkuesi me Reli H. dhe tani janë prindër të një djali 3 vjeç e gjysmë. Përgjatë kësaj kohe ata kanë jetuar në banesën e 31-vjeçarit, së bashku me njërin prej dy fëmijëve që ai kishte me gruan e dytë. Mësohet se me të fejuarën e parë ai ishte ndarë, pasi nëna e vajzës nuk e kishte lejuar që H. të mos e dërgonte atë në shkollë. Ndërsa me gruan e dytë, me të cilën ka dy fëmijë, është divorcuar pasi sipas tij nuk kishin përputhje karakteresh. Duket se po për të njëjtën arsye, 31-vjeçari është duke u ndarë edhe me bashkëjetuesen e tretë, 30-vjeçaren me origjinë nga Dibra. 7 muaj më parë, Reli H. kishte shkuar për të punuar në Greqi dhe pasi ishte kthyer në banesën e tij, pretendonte se i kishte kërkuar nënës së fëmijës së tij që të largohej nga banesa, pasi lidhja e tyre nuk funksiononte dhe se kishte gjetur dikë tjetër në Greqi, të cilën ai e quante “dashuri të vërtetë”.
Dëshmitë
30-vjeçarja ka treguar para uniformave blu se nuk do që të ndahet nga bashkëjetuesi i saj, për shkak se nuk do që i biri të rritet pa babain pranë. Për këtë arsye, e reja nuk u ka treguar asgjë prindërve të saj dhe se në asnjë moment nuk është larguar nga banesa e 31-vjeçarit. Ajo ka rrëfyer më tej, se ka 5 vite që jeton me Relin, por nuk kishte bërë celebrim për shkak se ai nuk kishte mbaruar ende procedurat e divorcit të parë (të cilin e ka mbyllur vitin e shkuar). T. Rama ka shpjeguar se kishte shkuar te prindërit e saj për një gëzim familjar dhe kur ishte kthyer në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore, kishte parë se në banesë ndodhej një grua e panjohur. Pasi i ka treguar se kush ishte, ka pyetur vjehrrën se kush ishte kjo femër, ndërsa ajo i ka thënë se duhej të pushonte dhe të mos e pyeste më. Më vonë ka marrë vesh se vajza që ndodhej në banesë ishte sjellë nga Reli dhe e kishte prezantuar si gruan e tij të ardhshme./gsh.al
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante