Të gjithë ata qytetarë të Shqipërisë që kanë ende në dorë kartëmonedha të emetuara gjatë viteve 90’, duhet të nxitojnë t’i këmbejnë në banka. Kjo sepse pas 31 dhjetorit, ato do të jenë të pavlefshme.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në vendimmarrjen e tij të fundit ka përcaktuar datën 31 dhjetor 2023 si afatin e fundit për të këmbyer pa kurs ligjor të gjitha kartëmonedhat me vlerë nga 100 deri në 500 Lekë të emetuara nga viti 1991 deri në vitin 1996.
Sipas këtij vendimi, këmbimi i tyre bëhet pranë të gjitha sporteleve të bankave të nivelit të dytë dhe gjatë kësaj kohe, nuk do të kenë vlerë të shtuar.
Gjatë viteve të përdorimit të tyre, kartëmonedhat e emetuara kanë pasur të stampuar imazhet e figurave të rëndësishme për historinë e vendit si Ismail Qemali, Fan Noli, Skënderbeu apo simbolika të tjera të lidhura me modelin e qeverisjes.
Ndërkohë, vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë nxori në treg prerjet e reja të kartëmonedhave me vlerë nga 5-10000 Lekë, elementët e sigurisë së të cilave u implementuan sipas teknologjisë së kohës me qëllim parandalimin e falsifikimit të tyre. /KlanTv
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...