30 vjetori i traktatit të mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Rumanisë, Hasani takon homologen rumune

11:37 | 5 Qershor 2024
E.H

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar sot në Bukuresht me homologen e saj rumune, Luminita Odobescu.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani tha se me Odobescu kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit.

“Kënaqësi të takoja mikeshën time, Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, në Bukuresht, ndërsa festojmë 30-vjetorin e Traktatit të Mirëkuptimit, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë midis vendeve tona”, ka shkruar Hasani në Facebook.

“Patëm diskutime të frytshme për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sektorial, si dhe promovimin e stabilitetit rajonal dhe integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme