Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua mbi 40 kilogramë kokainë e pastër.
Sipas medieve italiane, kokaina do të sillte një përfitim prej 10 milionë eurosh.
Makina me të cilën udhëtonte shqiptari u ndalua në Baraccola nga karabinierët për një kontroll mëngjesin e djeshëm.
Golfi drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar. Gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë.
Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë u gjet 40 kilogram kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. Banesa përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë.
Policia gjeti para cash të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shitja e kokainës.
Pasi hetimet u thelluan, rezultoi se shqiptari ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias.
30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera.
Tani mbetet për të kuptuar se pse shqiptari kishte kaq shumë kilogram kokainë. Për kë ishte? Ku do të shitej? Të gjitha këto janë pyetje mbi të cilat prokurori i Ankonës po punon për të rindërtuar të gjitha lidhjet. /ABC News/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...