Policia ka vënë në pranga tre shtetas në Mirditë pasi është konstatuar se kishin mbjellë lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë: Flamur, Viktor dhe Klisard Picaku ( kushërinj) si dhe është proceduar në gjendje të lirë për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës ” shtetasi Nikoll Picaku, kryetar fshati
Njoftimi i policisë:
Mirditë, Lezhë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita