Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ditën e enjte do të betohet si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Sot pasdite KQZ e certifikoi duke i dhënë mandatin. Majko pranoi mandatin e deputetit që la Alqi Bllako dhe dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Në zgjedhjet e 25 Prillit, Majko nuk arriti që të fitonte mandatin, pasi ishte i 19-ti në listë, ndërsa PS fitoi 18-të. Por pak ditë më parë Alqi Bllako hoqi dorë nga mandati për shkak se SPAK kërkoi arrestimin e tij.
Me Bllakon që shkoi në qeli në vendin e tij tashmë do të ulet Pandeli Majko. Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura dhe ky është mandati i 7-të i tij si deputet.
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...