Google ADS

3 kontrollorët e Rinasit ende në ambientet e Drejtorisë së Policisë

11:53 | 8 Prill 2021
Arditë Shkodra

Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi është thirrur në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Vetëm tre kontrollorë të trafikut ajror të aeroportit të Rinasit po merren në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Tiranës aktualisht, ndërsa 21 janë lënë të lirë.

Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi në një intervistë për mediat nga ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë të Tiranës theksoi mëngjesin e sotëm se prokuroria nuk mund t’i akuzojë për shpërdorim detyrë, sepse kjo vepër kërkon që punonjësit të jenë pjesë e administratës dhe jo sh.a., siç është AlbControl./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme