3.5 mln euro kokainë të fshehur në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

13:40 | 8 Nëntor 2022
Emir Abduramani

Policia italiane në Foggia përmes një operacion antidrogë ka sjellë prangosjen e të riut shqiptar dhe sekuestrimin e 8 kilogramëve kokainë, shkruajnë mediat italiane.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në 31 tetor dhe se droga ishte e ndarë në 8 pjesë, që nëse do të shitej, kapte vlerën e 3.5 milionë euro. Droga u gjet e fshehur në makinën e 21 vjeçarit shqiptar i cili kishte krijuar një vend të posaçëm pranë marshit të automjetit.

Policia italiane ndoqi makinën me të cilën udhëtonte shqiptari dhe me ndihmën e qenve anti-drogë, kanë arritur të gjejnë lëndën narkotike të fshehur.

21 vjeçari është lënë në burg nën akuzën e transportit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme