“Vizita në Tiranë për të ardhmen e vendit”, Yuri Kim flet për qëndrimin e Blinken në Shqipëri: Falenderim për strehimin e afganëve

23:15 | 13 Shkurt 2024
KRG

Departamenti Amerikan i Shtetit për vizitën e Sekretarit të shtetit Antony Blinken në Shqipëri dhe atë që e pason në Gjermani, zhvilloi një bisedë informuese online me gazetarë shqiptarë dhe ata gjerman.

Pjesë e këtij bashkëbisedimi ishte edhe gazetari Top Channel, i cili raporton se u zhvillua rreth qëllimit të vizitës dhe çfarë synohet të arrihet.

Detajet i dhanë ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë James O’Brien.

Ai shoqërohej në këtë bashkëbisedim nga ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila në DASH mban pozicionin e Principal Zëvendës Asistente e Sekretarit të Sekretarit amerikan për Evropën dhe Euroazinë.

Yuri Kim Principal Zëvedës Asistente e Sekretarit të Sekretarit dha këtë koment:

“Ne do të nisemi nesër në një udhëtim me dy ndalesa. Ndalesa e parë Shqipëria ku ne do të fokusemi tek e ardhmja e Shqipërisë, e Ballkanit Perëndimor dhe vlen ta përmend se sekretari O’Brien ishte aty të fliste në Bosnje Hercegovinë. Pra për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të  Europës. Kjo vizitë vjen tek sa ne nisim 100 vjeçarin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Vjen në një kohë kur ne duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për si bashkë penë mbajtëse në Këshillin e Sigurimit. Ne duan të nënvizojmë bashkëpunim e shkëlqyer qe ne kemi me Shqipërinë. Duam po ashtu ti falenderojmë edhe për të qenurit mikpritësi kryesor i afganëve në nevojë tek sa Shqipëria vijojë traditën e mikpritjes të atyre të cilëve u rrezikohej jeta. Do të jetë një skedulë e ngjeshur. Ne do të shkojmë atje për t’u takuar me presidentin Bajram Begaj. Takim me kryeministrin Edi Rama nga ku do të ketë bisedime bilaterale. E në fund një dalje për median. Sekretari Blinken do të ketë një takim të mrekullueshëm me të rinjtë, diçka më shumë se 100, të cilët kanë kanë kaluar përmes programeve tona. Vendi këtij takimi do të jetë Piramida në Shqipëri vend siç mund ta dini ishte Koreja e Veriut e Europës dhe piramida u ndërtua si mozeloum për diktatorin Enver Hoxha. Por qyteti Tiranës me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit u bashkuan dhe e kthyen në një qendër inovacioni hapur disa muaj më parë”./TCh

Të ngjashme