Google ADS

Shpërthim në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka

22:39 | 24 Janar 2022
Përparim Bublaku

Tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka, në qytetin e Durrësit.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga shpërthimi, por të dhënat e para janë se lënda eksplozive është vendosur në derën e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje pranë qendrës së qytetit të Durrësit.

SYRI mëson se presidenti i FSHF, Armand Duka është nisur në këto momente nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Aty ndodhen ndërkohë edhe forcat e policisë, të cilat nuk lejojnë gazetarët dhe qytetarët t’i afrohen vendit të ngjarjes.

Kjo ngjarje vjen pas tensioneve mes Armand Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka me urdhër të Ramës dhe Veliajt.

Gjithashtu, Veliaj paralajmëroi edhe me sulme nga ana e SPAK ndaj Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së.

Gjithçka lidhet me garën për presidentin e ardhshëm të FSHF, ku kandidojnë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.

Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë shpallur hapur planin e tyre për të shtënë në dorë edhe FSHF-në, institucion i cili siç shprehej Erion Veliaj në audiopërgjim, ishte ‘ishull i pavarur’, i pakapur ende.

Erion Veliaj: Armand Duka ka shitur ndeshje, të përgjigjet në prokurori

Eskalon situata në Shqipëri, FSHF i nxjerr audio incizimin Erjon Veliajt i cili flet fjalë banale duke thënë se synon ta kontrolloj futbollin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme