Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i pranishëm në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale, duke iu referuar Toni Blerit (Tony Blair) si drejtuesi i panelit që bënte pyetje, në nisje të fjalës së tij u shpreh se “pikërisht ai ishte arsyeja se pse ai i ishte bërë kryeministër”.
“Dua të korrigjoj diçka. Dua t’i them auditorit, që s’do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër,” tha Rama.
Duke vazhduar fjalën e tij, Rama u ndal në pikat historike që kanë shënjuar ecurinë e vendit tonë.
“Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist. Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, që është diçka,” u shpreh ai.
Për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Shqipërisë i duhet të futet në atë që quhet transpozim ligjor, ndaj tha kreu i qeverisë se janë më shumë se 4000 mijë akte ligjore e nënligjore që duhet të transpozohen.
“Për të hyrë në BE na duhet të transpozojmë të gjithë të ashtuquajturin korpus të legjislacionin europian janë më shumë se 4000 mijë akte ligjore dhe nënligjore që duhet të transferohen. Për vendet para nesh duhej një armatë përkthyesish, certifikuesish. Kroacisë iu deshën 7 vite vetëm për të bërë këtë tranzpozim letrash, është një mal me letra,” shtoi ai.
Ndaj për të bërë këtë gjënë, tha Rama, për fat të mirë një prej figurave më të shquara të Open AI dhe Chat GPT është një zonjë shqiptare e telefonova në momentin që Chat GPT u shfaq dhe i thashë a mund të na ndihmosh Shqipërinë të hyjë në BE. Mendoi se po bëja shaka por jo, i thashë a mund ta përdorim këtë për të bërë tranpozimin, ajo më tha “me interes, le ta provojmë. Testet tona na treguan se mund ta bëjmë në rreth 2 vite, por duke parë se sa po përmirësohet teknologjia muaj pas muaj, koha mund të shkurtohet,” thekson kreu i qeverisë.
Sa i takon infrastrukturës së nevojshme, vazhdon Rama, duhet të kemi një infrastrukturë të re dhe çdo qytetar të ndërveprojë me qeverinë.
“Po punojmë me dy nga burimet më të mëdha, Microsoft dhe Orakullin. Jemi përballur me një sulm masiv nga Irani, ca kohë më parë e duke qenë një objektiv i përhershëm e dimë në lëkurë sa e rëndësishme është të kemi të dhëna të sigurta. Kjo është në zhvillim e sipër, mjaft e gjerë në botën e orakullit. Po punojmë me Inteligjencën artificiale do të në japin një nxitje për ta ndjerë të ardhmen më afër,” u shpreh Rama./rtsh.al/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...