Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka rikthyer vëmendjen në sot drejt largimit më të madh të shqiptarëve ndër vite, që po shënon shpopullimin, dramën më të madhe që po i ndodh vendit.
Presidenti Meta ka përkujtuar me foto dhe ka kthyer në kujtesën e të gjithëve, eksodin e shqiptarëve të tetë gushtit 1991, kur mijëra vetë u kacavorën në anijen e mallrave Vlora dhe në mungesë të vendit, deri edhe tek shtiza e flamurit për të lëshuar thirrjen se ajo ngjarje kërkon një reflektim të thellë.
“Si sot 30 vite më parë, – shkruan Meta në Fb, – më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit.
Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.”, ka shkruar Meta.
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...