Drejtori i Përgjithëshem i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, përmes një letre dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka ofroaur dorëheqjen e tij.
“Në këto momente kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë në një moshë delikate, të cilëve ju kam munguar pafund këto katër vite”, shkruan Ardi Veliu në letrën që i ka dërguar kryeministrit
Kjo dorëheqje është konfirmuar nga kryeministri Rama i cili në një postim në rrjetet sociale i ka shprehur konsideratën më të lartë për ndershmërinë dhe profesionalizimin e Veliut. Ai e ka falenderuar atë për kontributin në krye të Policisë së Shtetit ndërkohë që thotë se është i bindur që ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit, por në detyra të tjera.
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.
Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer. pic.twitter.com/C7dCbHvulC
— Edi Rama (@ediramaal) October 5, 2021
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka